Monday, May 4, 2026
HomeLajmeAksidenti ku humbën jetën dy të mitur, Begaj: I tronditur!

Aksidenti ku humbën jetën dy të mitur, Begaj: I tronditur!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një automjet përplasi tre fëmijë të mitur, duke i marrë jetën dy prej tyre dhe duke lënë një tjetër në gjendje të rëndë.

Presidenti Begaj është shprehur i tronditur nga ngjarja e rëndë, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për fëmijën e plagosur që ndodhet në spital.

“I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë. Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël. Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital. Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!”, shkruan presidenti Begaj.

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen nr. 15, e njohur si ish-këneta në Durrës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram