Sunday, May 3, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohet i kërkuari në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Ndalohet i kërkuari në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë një 23-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra që lidhen me narkotikët.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të shtuara në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u bë i mundur ndalimi i shtetasit E. M., 23 vjeç, banues në Francë.

Autoritetet bëjnë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Pas arrestimit në PKK Muriqan, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kosovare, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram