Një avion Boeing 767-400 i linjës ajrore amerikane United Airlines goditi një kamion shpërndarjeje që i përkiste një burri grek , i cili lëvizte në një autostradë përgjatë Aeroportit të Newark, pranë Nju Jorkut, ndërsa goditi edhe një shtyllë ndriçimi, njoftuan burime zyrtare për AFP-në.
“Ndërsa po afrohej për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark Liberty, Fluturimi 169 i United Airlines goditi një shtyllë të shërbimeve në autostradën New Jersey Turnpike rreth orës 14:00 sipas orës lokale (dje) të dielën”, tha një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), duke shtuar se një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.

