Monday, May 4, 2026
HomeLajmeKosovë254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj

254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 254 gjoba gjatë muajit prill 2026 ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit, duke rrezikuar sigurinë në trafik.

Sipas komunikatës, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Autoritetet policore u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të shmangin çdo shpërqendrim dhe të përqendrohen plotësisht në vozitje, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda.

Policia gjithashtu inkurajon qytetarët që të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut, qoftë në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram