Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në një rrahje fizike në Prishtinë.
Sipas raportit policor, bëhet fjalë për tre persona, të cilët dyshohet se janë përleshur mes vete.
Si pasojë e incidentit, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

