Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëLDK mohon marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë

LDK mohon marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka mohuar çdo marrëveshje politike me Partia Demokratike të Kosovës (PDK) apo ndonjë subjekt tjetër për bashkëqeverisje në Prishtina

Sipas LDK-së, deri më tani nuk ka pasur asnjë proces ndërpartiak apo negociata që do të çonin drejt një marrëveshjeje të tillë. Partia thekson se strukturat e saj vendimmarrëse, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, nuk kanë qenë të përfshira në asnjë diskutim për bashkëqeverisje.

“Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale

Sa i përket çështjeve lokale, LDK ka bërë të ditur se do të merret me to vetëm pas zgjedhjeve nacionale, duke shtuar se aktualisht fokusi i plotë i partisë dhe anëtarësisë së saj është në procesin e ringritjes së brendshme.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2Fpfbid02y4qV2g8eD2wJxmszaS6Mfdbc8hWQsGTpaRZ8vLK2UdNAKr13TAjNqWBstnL1wCvgl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram