Wednesday, May 6, 2026
HomepafilterRrënohet objekti me rrezikshmëri të lartë në lagjen Dheu i Bardhë në...

Rrënohet objekti me rrezikshmëri të lartë në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Drejtorati i Inspekcionit, ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen Dheu i Bardhë.

“Ky objekt tre katesh paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik sidomos për fëmijët, është rrënuar”, tha Isa Agushi, drejtor për Inspekcion.

Sipas tij ky objekt-gërmadhë në rrugën “Salih Aga”, mund të shembej vet dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes.

“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram