Një aksion policor është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore.
Hetimi po zhvillohet lidhur me veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Aksionin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Ajo ka thënë se për detajet nga ky aksion do të njoftojnë më vonë.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se është duke u zhvilluar një aksion. Për më shume detaje ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ajo.

