Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se sot është dorëzuar zyrtarisht peticioni kombëtar 200 mijë nënshkrime në Gjykatën Speciale në Hagë, në lidhje me proceset ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas kësaj organizate, peticioni është ndërmarrë si reagim ndaj padrejtësisë që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara.
“Edhe zyrtarisht, sot u dorëzua peticioni kombëtar në Gjykatën Speciale, kundër padrejtësisë që po ndodh ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim .

