Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, kërkohej nga Interpoli

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, kërkohej nga Interpoli

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 7 maj 2026 është realizuar ekstradimi nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i një shtetasi maqedonas të kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.

Sipas policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Kosovë në bazë të kërkesës së INTERPOL-it dhe ekstradimi është realizuar në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë të të dy vendeve.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe kapjen e personave të kërkuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram