Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëKusari-Lila në Zvicër:Prezanton prioritetet e vendit në zhvillim industrial

Kusari-Lila në Zvicër:Prezanton prioritetet e vendit në zhvillim industrial

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në St. Gallen Symposium 2026 në Zvicër, ku ka prezantuar prioritetet e Kosovës në zhvillimin industrial, investimet dhe forcimin e ekonomisë.

Gjatë vizitës, ajo ka zhvilluar një takim bilateral me ministren e Financave të Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimet në Kosovë.

Kusari-Lila ka theksuar gjithashtu rëndësinë e diasporës dhe pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare, duke marrë pjesë edhe në një panel diskutimi për sfidat globale dhe interesat strategjike në botën e sotme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram