Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëHetohet vdekja e një foshnje në Ferizaj

Hetohet vdekja e një foshnje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes” në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, një grua e dyshuar raportohet se ka lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës në Ferizaj. Foshnja është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

“E dyshuara femër k-shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe procedura të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, e dyshuara po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Rasti ka ndodhur më 5 maj dhe hetimet janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram