Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëRefuzohet paraburgimi për tre policët e dyshuar për keqpërdorim detyre

Refuzohet paraburgimi për tre policët e dyshuar për keqpërdorim detyre

Gjykata në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre zyrtarëve policorë, A.I., A.Sh. dhe B.B., të cilët janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelja e fshehtësisë së procedurës dhe marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit.

Ndaj tyre, Gjykata ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Masa është caktuar në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 07.05.2026 deri më datën 07.06.2026.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve A.I., A.Sh., dhe B.B  ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 07.05.2026 deri më datën 07.06.2026”- thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tre të pandehurit obligohen që në largësinë prej 100 metra të mos i afrohen vendit të punës si dhe institucioneve të tjera shtetërore të cilat kanë të bëjnë me pronën – Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, sipas njoftimit, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar masën – paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve, e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data 07.05.2026 deri më datë 07.06.2026.

Gjykata ka theksuar se në rast të mosrespektimit të masave të shqiptuara, ato mund të zëvendësohen me paraburgim, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram