Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëDrejtori Ekzekutiv i AKF takon përfaqësues të KFOR-it

Drejtori Ekzekutiv i AKF takon përfaqësues të KFOR-it

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), Shemsi Duriqi, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Task Njësisë Britanike, të udhëhequr nga Toger Deery.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i informacioneve dhe thellimi i njohurive profesionale lidhur me armët, municionet dhe pajisjet tjera të gjetura në veri të Kosovës, si dhe avancimi i bashkëpunimit profesional në fushën forenzike.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Task Njësisë Britanike u njoftuan edhe me metodat shkencore forenzike që aplikohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë për ekspertiza në fushën e balistikës, si dhe me metodat e ekspertimit për eksploziv dhe zjarrvënie. Gjithashtu ata u informuan se metodat shkencore forenzike janë të akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025.

“Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave ndërinstitucionale në funksion të forcimit të kapaciteteve hetimore dhe forenzike, si dhe avancimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit”, njofton Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram