Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKomandanti i KFOR-it akohet me shefin e ushtrisë së Serbisë

Komandanti i KFOR-it akohet me shefin e ushtrisë së Serbisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutash, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në kuadër të komunikimeve të rregullta mes palëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Ata patën një diskutim produktiv për një sërë çështjesh”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, takimi ishte pjesë e “komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë thelbësore për të ruajtur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin, në funksion të stabilitetit rajonal”.

Më tej, KFOR rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij “të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid0DpHQeny8Bn3XX3Pgw6LnkYLWoDHeCVG6sA4sMBaKcdxTtRDvr6QhodYCReZ3BbEul&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram