Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëMinistria e Kulturës hap thirrje për mbështetje në trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës hap thirrje për mbështetje në trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpallur thirrje publike për mbështetje financiare për individë, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore.

Thirrja parasheh mbështetje për programe bachelor, master, doktoratë, post-doktoratë dhe programe të specializuara profesionale, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas ministrisë, prioritet do të kenë fushat si arkitektura konservuese, restaurimi, arkeologjia, muzeologjia, antropologjia kulturore, turizmi kulturor dhe digjitalizimi i trashëgimisë kulturore.

Shuma maksimale e mbështetjes financiare do të jetë deri në 15 mijë euro për vitin akademik 2026/2027, ndërsa afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026, në ora 16:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram