Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëZjarr në një servis në Pejë, digjet një kamion, një autobus dhe...

Zjarr në një servis në Pejë, digjet një kamion, një autobus dhe tri vetura

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në një servis automjetesh në fshatin Katund i Ri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij,të lënduar nuk ka, ndërsa rasti është vërejtur nga patrulla policore rreth orës 03:54 të mëngjesit.

“Në orën 03:54 të ditës së sotme, Policia gjatë patrullimit ka vërejtur zjarrin dhe menjëherë kanë shkuar në lokacion. Në një servis të automjeteve janë kapluar nga zjarri një kamion, një autobus dhe tri vetura. Dëmet materiale në objekt janë shumë të mëdha. Të lënduar nuk ka, kurse shkaktari ende nuk dihet”, deklaroi Gashi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram