Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovë29 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku dje...

29 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 29 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 2.139 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku janë bërë të ditura statistikat e përgjithshme të aktiviteteve dhe rasteve të trajtuara në nivel vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me persona të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka shqiptuar gjithsej 2.139 tiketa trafiku.

Në aspektin e rasteve të tjera, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 6 persona ndodhen në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram