Wednesday, May 13, 2026
HomeEkonomiNga ndërtimtaria, te tregtia, ku po shkojnë milionat që vijnë nga jashtë?

Nga ndërtimtaria, te tregtia, ku po shkojnë milionat që vijnë nga jashtë?

Investimet e huaja direkte e remitencat nga diaspora vazhdojnë të luajnë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, duke ndikuar në rritje ekonomike e zhvillim të sektorëve të ndryshëm.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e investimeve të huaja direkte vetëm gjatë vitit të kaluar shkoi në 1.3 miliard euro.

Ndërsa edhe sivjet vlerësohet se investitorë të huaj po shprehin interesimin për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë.

“Investimet e huaja direkte më së shumti janë të fokusuara në patundshmëri, shërbime financiare, ndërtimtari, energji e tregti. Një ndër sektorët që po i tërheq investitorët e huaj në vend është edhe ai i teknologjisë informative”, tha Mimoza Kusari-Lila, ministre në detyrë e Industrisë.

Megjithatë, përfaqësues të bizneseve thonë se mungesa e institucioneve funksionale po krijon imazh të keq tek investitorët e huaj.

Gjermania, Zvicra, Austria e SHBA-ja vazhdojnë të prijnë për investime të huaja direkte në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram