Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëOda e Infermierëve organizon aksion për dhurim gjaku

Oda e Infermierëve organizon aksion për dhurim gjaku

12 maji njihet ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Me rastin e shënimit të kësaj dite, Oda e Infermierëve e Kosovës organizoi një aksion për dhurim të gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

Kryetarja e Odës, Nexhmije Gori, tha se roli i infermierëve në shoqërinë tonë është i pazëvendësueshëm.

“Për t’i treguar komunitetit, përveç pjesës profesionale dhe shërbimeve shëndetësore që ne i ofrojmë, ne e tregojmë edhe pjesën humane”, tha ajo.

Nga infermierët pati interesim për dhurim gjaku. Kishte prej tyre që po dhuronin për herë të parë, por edhe profesionistë shëndetësorë që dhurojnë prej vitesh.

“Roli i infermierëve është shumë i rëndësishëm. Praktikisht është shtylla kryesore e sistemit shëndetësor”, tha një nga infermierët.  

Ky është viti i tretë që organizohet aksioni për dhurim të gjakut, ndërsa u tha se ky profesion nuk është vetëm punë – është humanizëm, përgjegjësi dhe sakrificë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram