Thursday, May 14, 2026
HomeSportDinamo fiton Kupën e Shqipërisë

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë

Dinamo City është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026, pasi e ka mposhtur në finale Egnatinë me rezultat 3:2.

Finalja e zhvilluar në edicionin e 74-t të këtij kompeticioni ka dhuruar pesë gola. Për Dinamon kanë realizuar Malomo, Bregu dhe Mustafa, ndërsa për Egnatian kanë shënuar Buric dhe Adjesa.

Skuadra nga Rrogozhina ka mbetur me një lojtar më pak që në fillim të ndeshjes, pasi Bakajoko është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj portierit Teqja.

Në pjesën e dytë edhe Dinamo ka mbetur me dhjetë futbollistë, pasi Malomo e ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është përjashtuar nga loja.

Pavarësisht kësaj, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka arritur ta ruajë epërsinë dhe të sigurojë trofeun.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram