Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia e Kosovës dhe Sllovenia forcojnë bashkëpunimin në siguri

Policia e Kosovës dhe Sllovenia forcojnë bashkëpunimin në siguri

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Sllovenia.

Në këtë delegacion ishin ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, Suzana Ivanović nga Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë, Robert Črepinko, si i dërguar i posaçëm për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe Robert Urek, atashe policor.

Sipas Policisë së Kosovës, në takim është diskutuar për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë, me fokus në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe zhvillimin e kapaciteteve policore në përputhje me standardet evropiane.

Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të Sllovenisë, duke u shprehur gatishmëri për vazhdimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02hyQwhEiCg3kPNM91R5VhSNvynuwe8jatnJoFkR1DrmWtrN6sN9xUgx3N2xMmLLbhl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram