Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëHargreaves në Ferizaj: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal

Hargreaves në Ferizaj: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Ferizaj, të cilën e ka cilësuar si komunën e tretë më të madhe në Kosovë dhe një nga më dinamike ekonomikisht.

Ai është takuar me kryetarin e komunës, Agim Aliu, të cilit i ka uruar mandatin e tretë, duke vlerësuar vizionin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të komunës dhe prioritetet e ardhshme.

Hargreaves përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se diskutimet kanë shkuar përtej nivelit lokal, duke përfshirë edhe rolin e Aliut si kryetar i Asociacioni i Komunave të Kosovës, përmes të cilit, sipas tij, po punohet për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal në nivel vendi.

Ai ka theksuar se është diskutuar për sfidat dhe mundësitë në rritjen e bashkëpunimit mes komunave, forcimin e qeverisjes lokale dhe adresimin e prioriteteve të përbashkëta të qytetarëve në Kosovë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUKAmbKosovo%2Fposts%2Fpfbid0sBLqhJWWuW34Le1624Te8TSEtnciuAqWLjHUnjagqZihm5EhFkiQ1nNEwX43QX2hl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram