Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëPenguan policinë në Parkun Nacional ‘Sharri’, procedohen dy persona

Penguan policinë në Parkun Nacional ‘Sharri’, procedohen dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Parkun Nacional “Sharri”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 12 maj 2026, rreth orës 18:30, kur zyrtarët policorë të angazhuar me detyrë sekondare në këtë park, së bashku me zyrtarët e pyjeve, po patrullonin në terren.

Gjatë patrullimit, ata kanë hasur në një mjet transportues të druve, një xhip i modifikuar, në të cilin ndodheshin tre persona.

Pas ndalimit të automjetit, dy nga personat kanë penguar vazhdimisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas policisë, gjatë arrestimit të shoferit, njëri nga të dyshuarit, duke mbajtur në dorë një motorsharrë, ka vazhduar të pengojë policët.

“Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të stacionit ka kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për dy personat e dyshuar I.D dhe F.d për veprën penale: ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për shoferin e automjetit, i cili kishte tentuar t’i shmangej policisë, është iniciuar një shënim zyrtar që do të hetohet nga njësia e hetimeve në bashkëpunim me zyrtarët e Parkut Nacional “Sharri”, me qëllim identifikimin e vendit ku dyshohet se janë prerë drutë.

Po ashtu, ndaj tij është shqiptuar edhe gjobë për moszbatim të urdhrave të zyrtarit policor.

Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram