Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se në Bruksel janë mbajtur takime të ndara në nivel kryenegociatorësh.
Në këto takime, Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami.
Përmes një njoftimi në platformën “X”, Sorensen ka deklaruar se gjatë takimeve është prezantuar plani i punës për muajt në vijim lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kam zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel këtë javë për të paraqitur planin tonë të punës mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.

