Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëIKKL mbledh dëshmi dhe materiale arkivore në vizitën zyrtare në Shkup

IKKL mbledh dëshmi dhe materiale arkivore në vizitën zyrtare në Shkup

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka realizuar vizitë zyrtare në Shkup, me qëllim të grumbullimit të materialeve dhe dëshmive që dokumentojnë krimet e luftës në Kosovë dhe dëbimin e shqiptarëve gjatë viteve 1998–1999.

Sipas njoftimit të tyre, gjatë qëndrimit në Shkup, ekipi i IKKL-së zhvilloi takime me institucione, organizata, studiues dhe përfaqësues të mediave, të cilët kontribuuan me materiale me vlerë të veçantë historike dhe dokumentare për arkivin e Institutit.

“Vizita nisi në Shkollën Fillore “Liria” në Komunën e Çairit, ku delegacioni u prit nga drejtoresha znj. Teuta Idrizi dhe stafi i saj. Në këtë takim u diskutua për rolin që kishte shkolla gjatë krizës humanitare të vitit 1999, në pranimin dhe integrimin e nxënësve të ardhur nga Kosova. Me këtë rast, IKKL pranoi materiale të rëndësishme që dokumentojnë ngjarjet e asaj periudhe”, njofton Instituti.

Takimet vazhduan në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), ku delegacioni u prit nga drejtori ekzekutiv z. Aleksandar Krzhalovski. Gjatë bisedës u trajtua kontributi i MCMS-së në mbështetjen e refugjatëve nga Kosova, ndërsa Institutit iu dorëzuan materiale digjitale me rëndësi arkivore.

Tutje në kuadër të vizitës, IKKL zhvilloi takime edhe me prof. Fati Iseni dhe studiuesin Qerim Lita, të cilët dorëzuan materiale me rëndësi të veçantë për pasurimin e fondit arkivor të Institutit.

“Vizita përfundoi me Uran Tuda, pronar i televizionit Art Channel, i cili shprehu gatishmërinë për të kontribuar me materiale që ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës historike dhe dokumentimin e së vërtetës”, theksohet tutje në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fikkl.rks%2Fposts%2Fpfbid0BkV1CfzvgoFjYHALLs4hc2CnSJFBctrQ1Jyx3rmou2bYcj5XJ3Jq7kJHhMtArhFhl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram