Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëVasfije Krasniqi vazhdon avokimin në SHBA për drejtësi

Vasfije Krasniqi vazhdon avokimin në SHBA për drejtësi

E Deleguara e Posaçme e u.d. Presidentes Albulena Haxhiu, për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, po vazhdon angazhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njohje, drejtësi dhe dinjitet për të mbijetuarat dhe të mbijetuarit.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë një dite të ngjeshur avokimi në Kongresin dhe Senatin amerikan, ajo ka zhvilluar takime me kongresistë, senatorë dhe zyrtarë për marrëdhënie me jashtë e çështje të sigurisë, me qëllim të përshpejtimit të Rezolutës 26 në Kongres dhe inicimit të një rezolute përkatëse në Senat.

“Në takime me kongresistë dhe senatorë amerikanë, përfshirë Keith Self, Julie Johnson, Ritchie Torres, Bill Keating, George Latimer, Jim McGovern, Chuck Schumer, Ted Cruz, Joni Ernst, Kirsten Gillibrand, Jacky Rosen dhe Andy Kim, është theksuar rëndësia e mbështetjes amerikane për njohjen e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për drejtësinë e mohuar për viktimat”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRKSPresidenca%2Fposts%2Fpfbid02SNAu4ZMRG1w7fdpR1Hqx2kwb3ryGvopHz9Djq7HrScqvbC3Li1pQzZzs21nL27GRl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram