Thursday, May 14, 2026
HomeLajmeKosovëSHBA i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën, vlera 14 milionë...

SHBA i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën, vlera 14 milionë dollarë

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në një vlerë prej 14 milionë dollarësh ose më shumë.

Sipas Radios Evropa e Lirë, njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

Ky nen obligon administratën amerikane që të informojë Kongresin për shitje apo leje të caktuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja. Megjithatë, në dokument nuk janë bërë publike detaje për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë leje.

Siç raporton REL, ky zhvillim vjen në një kohë kur kongresistë amerikanë po kërkojnë rritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kosova ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes. Në vitet e fundit, ajo ka blerë dhe pranuar pajisje të ndryshme ushtarake, përfshirë dronë, autoblinda, si dhe automjete të tipit Humvee dhe ASV.

Ndërkohë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ndodhet në proces të transformimit në ushtri, një proces që ka nisur në vitin 2018 dhe pritet të zgjasë rreth një dekadë, me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, raporton tutje REL.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram