Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka konfirmuar se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.
Bëhet fjalë rastin e sulmit fizik ndaj kryetarit të qendrës së LVV-së në këtë qytet, Hysni Mehani, për të cilin ky i fundit dhe LVV e kanë akuzuar kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike”, thuhet në njoftim.
Spitali më tej konfirmon se ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera.

