Thursday, May 14, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu dënon sulmin ndaj Mehanit, fton organet për veprim

Haxhiu dënon sulmin ndaj Mehanit, fton organet për veprim

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dënuar sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit nga kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.

“Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik”, ka shkruar ajo në facebook.

Haxhiu i ka uruar Mehanit shërim të shpejtë, ndërkaq u ka bërë thirrje institucioneve për reagim.

“Ftoj organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbulenaa.haxhiuu%2Fposts%2Fpfbid0N5cKqGqRtDL6jNd6NtpBQAiBrSfBFGSYtpFsAd9mLLM8pKfo9ryaUTSBkCpknayLl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram