Thursday, May 14, 2026
HomeTurizëmUdhërrëfyes 2026: Si të udhëtosh mes Prishtines, Shkupit, Selanikut, Sofjes dhe Bukureshtit

Udhërrëfyes 2026: Si të udhëtosh mes Prishtines, Shkupit, Selanikut, Sofjes dhe Bukureshtit

Udhëtimet me makina në vendet e rajonit janë më të lehta se sa transporti me autobus apo me tren të cilat nuk funksionojnë. Qarkullimi në rajonin e Ballkanit aktualisht është në një fazë paradoksale: nga njëra anë ka investime të mëdha në autostrada dhe trena të shpejtë, por nga ana tjetër, udhëtimi ndërkombëtar me tren është bërë më i vështirë se para 30 viteve. Aktualisht nuk funksionojnë trena ndërkombëtarë.. Dikur mund të udhëtoje me tren direkt nga Prishtina  në Selanik ose vendet perëndimore. Por tani shumë shumë shtete po fokusohen vetëm në linjat e brendshme, duke lënë pas dore koordinimin me fqinjët.  Hekurudhat e vjetra kërkojnë punime të vazhdueshme, gjë që shkakton pezullime të linjave që zgjasin me vite (siç është rasti i linjës Shkup-Kufi me Greqinë).

Aktualisht një tren qarkullon nga Shkupi deri në Gjevgjeli dhe ka dy nisje në ditë. Nga ora 06:20 të mëngjesit dhe nisja e e dytë rreth orës 16:55 të pasdites. Udhëtimi zgjat mesatarisht 2 orë e 30 minuta deri në 2 orë e 40 minuta. Çmimet e biletave në Maqedoninë e Veriut janë mjaft të arsyeshme dhe llogariten në Denarë (MKD). Bileta një drejtimëshe kushton përafërsisht 250 – 300 denarë (rreth 4-5 Euro). Ndërsa bileta kthyese kushton rreth 450 – 500 denarë (rreth 8 Euro).

Ndryshe nga treni, ka autobusë të rregullt që qarkullojnë midis Shkupit dhe Selanikut. Kjo është aktualisht mënyra më e besueshme për të udhëtuar mes këtyre dy qyteteve, duke qenë se linja hekurudhore ndërkombëtare për pasagjerë nuk është aktive .Operatorët kryesorë që mbulojnë këtë linjë janë Rule Turs dhe Simeonidis Tours. Nisja nga Shkupi në Selanik zakonisht rreth orës 08:30. Ky autobus mbërrin në Selanik rreth orës 13:00 – 13:30. Nisja në pasdite rreth orës 15:30 – 16:00 (varësisht nga dita e javës dhe kompania). Ndërsa  nga Selaniku në Shkup nisja  kryesore pasdite rreth orës 15:30 nga stacioni i autobusëve në Selanik (përballë stacionit të trenit ose stacioni kryesor Maqedonia). Udhëtimi zgjat mesatarisht 3.5 deri në 4.5 orë, përfshirë kontrollet kufitare në Bogorodicë/Evzoni. Çmimi i biletës, njëdrejtimëshe rreth 25€ – 35€ ndërsa  kthyese rreth 45€ – 55€. Autobusët nisen nga Stacioni Qendror i Autobusëve (Qendra Transportuese). Shumica e autobusëve ndalojnë pranë stacionit hekurudhor (rruga Monastiriou) ose në zyrat e kompanive përkatëse në qendër.

Një tjetër lidhje treni është funksional nga Sofia në Bukuresht që kalon përmes peizazheve të bukura dhe lumit Danub. Për vitin 2026, ja detajet kryesore: Zakonisht ekziston një tren direkt në ditë, por rruga ndryshon sipas sezonit: Nga mesi i qershorit deri në tetor nisja nga Sofia është rreth orës 07:00 (shpesh nga stacioni Sofia Sever për shkak të punimeve). Mbërritja në Bukuresht (Gara de Nord), rreth  orës 17:00.  Pjesa tjetër e vitit, nisja  mbetet në të njëjtën kohë (07:00/07:15), por do t’ju duhet të ndërroni trenin në Ruse (kufiri Bullgari-Rumani).Pritja në Ruse zgjat rreth 45 minuta, ku kaloni në trenin rumun që ju çon në Bukuresht.

Çmimet janë mjaft të qëndrueshme për këtë linjë:Bileta njëdrejtimëshe, kushton rreth 33 € – 36 €. Ky çmim zakonisht përfshin edhe rezervimin e detyrueshëm të vendit për pjesën ndërkombëtare. Udhëtimi zgjat rreth 9 deri në 10 orë. Mund të duket shumë për 300 km, por treni lëviz me shpejtësi të ulët dhe ndalon për kontrollin e pasaportave në kufi (Ruse/Giurgiu). Nuk ka vagon-restorant në këtë linjë. Sigurohuni të merrni ushqim dhe ujë me vete për të gjithë rrugëtimin. Për shkak të rikonstruksioneve të vazhdueshme të shinave, kontrolloni nëse treni niset nga stacioni qendror (Sofia Central) apo ai verior (Sofia Sever). Mund të përdorni një taksi ose tren lokal për të lëvizur mes tyre (janë rreth 3 km larg). Kalimi i “Urës së Miqësisë” mbi Danub midis Ruses dhe Giurgiu-s është pika kulminante e udhëtimit. Nëse jeni në nxitim, autobusi është një opsion më i shpejtë (rreth 6-7 orë) dhe më i lirë (rreth 15€ – 20€), por treni ofron shumë më tepër komoditet dhe mundësi për të shijuar natyrën.

Nëse akëcili dëshiron të shkojë në Sofie, autobusi është mjeti kryesor i transportit për këtë linjë. Ka disa nisje çdo ditë nga Stacioni Ndërurban i Autobusëve në Shkup. Kohëzgjatja e udhëtimit është eth 4.5 deri 5.5 orë varësisht nga pritja në kufirin e Deve Bair/Gyueshevo). Ka nisje në mëngjes (rreth orës 07:00 – 08:30), pasdite (rreth orës 15:00 – 16:30) dhe një linjë nate rreth mesnatës. : Një biletë njëdrejtimëshe kushton rreth 20€ – 25€, ndërsa biletat kthyese kanë zbritje (rreth 35€ – 40€).Kompanitë transportuese janë  “Makedonija Soobrakaj”, “Kaleia” dhe “Arda Tur” ./KosovaTimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram