Policia e Kosovës, ka njoftuar se një grua 32-vjeçare është shoqëruar në polici, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar komunal përmes rrjetit social Instagram.
Rasti, që sipas policisë ka ndodhur më 12 maj 2026, tashmë është proceduar për hetime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.
Sipas njoftimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet A.B., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një zyrtari komunal përmes Instagramit.
Më 14 maj 2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, në përputhje me procedurat ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës së rregullt hetimore ndaj të dyshuarës për veprën penale “Kanosje”.

