Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëAFA: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën, dëshmi e partneritetit të fortë

AFA: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën, dëshmi e partneritetit të fortë

Organizata “Shqiptarët për Amerikë” (Albanians for America – AFA) ka vlerësuar si dëshmi të partneritetit të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës njoftimin për procedimin në Kongres të lejes për eksportimin e pajisjeve të mbrojtjes në vlerë mbi 14 milionë dollarë.

Përmes një postimi në Facebook, AFA ka theksuar se ky hap përbën mesazh të qartë besimi ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe dëshmon mbështetjen bipartizane që vendi gëzon në Washington.

Sipas tyre, ndihma amerikane, që përfshin mjete si Humvee, dronë dhe sisteme moderne të mbrojtjes, ka qenë vendimtare në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë profesionale dhe të gatshme për standardet e NATO-s.

AFA ka nënvizuar gjithashtu rolin në rritje të Kosovës në misione ndërkombëtare dhe përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke e cilësuar mbështetjen amerikane si shtyllë kyçe për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në rajon.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid033a5BMqdcz2fxu1rXcuqocGHzhoNVHZrKS54khE3fNBSEum1NnHwtR73tp827EZDDl%26id%3D61558609083283&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram