Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëKa ndërruar jetë Alush Gashi njëri nga themeluesit e LDK-së

Ka ndërruar jetë Alush Gashi njëri nga themeluesit e LDK-së

Ka ndërruar jetë Alush Gashi, ish-ministër i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Alush Gashi. Familja, të afërmit dhe miqtë do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri, respekt dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kujtimet që la pas. Për detajet rreth ceremonisë do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fanilgashi%2Fposts%2Fpfbid029eVgaJhc6wftWJhE9gyEhpKQJYfNkiaqFZTH5bGdyDZGAc28QJCMJ74rT6A9sBzBl&show_text=true&width=500

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka vlerësuar Gashin si një figurë të rëndësishme intelektuale me kontribut në arsim, shëndetësi dhe jetën publike në Kosovë.

“I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush Gashi. Kontributi i tij në arsim, shëndetësi dhe jetën publike të vendit do të mbetet i çmuar dhe i paharruar. Me përkushtimin, urtësinë dhe punën e tij, ai la gjurmë të rëndësishme në shoqërinë tonë. Në këto momente të vështira, familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka deklaruar Konjufca.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGlaukKonjufca1981%2Fposts%2Fpfbid02xg8KW8xh4d1neQZaZCsyRLp45U8jScWZmhKDm7imsc1H44vc9zCgFG4eqELsXRVyl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram