Friday, May 15, 2026
HomeKulturë‘Dua’ e Blerta Bashollit çon mbijetesën nga lufta e Kosovës në Kanë

‘Dua’ e Blerta Bashollit çon mbijetesën nga lufta e Kosovës në Kanë

Një rrëfim tjetër kinematografik nga Kosova dhe prodhim i regjisores së mirënjohur, Blerta Basholli prek majat ndërkombëtare. “Dua”, filmi që regjisorja e quajti gjysmë – autobiografik, ka pasur premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi nga Kosova u prezantua  në programin prestigjioz “Semaine de la Critique”, teksa garon për katër çmime kryesore.

“Një natë e paharrueshme për gjithë ekipin e filmit dhe një pritje e jashtëzakonshme nga publiku që na emocionoi pafund”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Me skenar gjithashtu të Blerta Bashollit, filmi është prodhuar nga Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka (Ikonë Studio), dhe bashkëprodhuar nga Britta Rindelaub & Thomas Reichlin (Alva Film), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions).

Në rolin e Duas luan Pinea Matoshi, përkrah aktorëve të tjerë Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Ngjarja zhvillohet në fundin e viteve të ’90-ta në Prishtinë, ku protagonistja kryesore e cila është 13-vjeçare, Dua rritet në kohën kur Kosova është nën tensione. Teksa përballet me dhunën e përditshme dhe mundësinë për t’u larguar nga vendi, Dua duhet të mësojë si ta mbrojë veten fizikisht dhe emocionalisht nga sfidat e pandërprera që i dalin përpara.

Kjo është hera e 15-të me radhë që Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezantojnë kinematografinë shqiptare përmes pavijonit të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fqendrakinematografikeekosoves%2Fposts%2Fpfbid0whtFPkXpYfDAEZsf7yGbHXE6b6WwBYm7YnxnWdtYauF8QjpFLEN5ghBWmXcsjMt5l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram