Sunday, May 17, 2026
HomeLajmeKosovë11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 18:00,  Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri  vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, sipas ekipit mjekësor të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, njofton zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram