Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëGruaja shqelmon policin përfundon në pranga

Gruaja shqelmon policin përfundon në pranga

Një grua është arrestuar në Prizren nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 17 maj 2026, rreth orës 23:20, në një market të një pompe të derivateve.

 E dyshuara fillimisht dyshohet se ka fyer zyrtarin policor dhe më pas e ka sulmuar duke e goditur me shqelm, derisa ai ishte duke hyrë në market.

Gjatë arrestimit, e dyshuara ka shfaqur rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policor kanë marr tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram