Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëNë Tiranë ka filluar konferenca `Mediat në Evropën Juglindore`

Në Tiranë ka filluar konferenca `Mediat në Evropën Juglindore`

Në Tiranë ka filluar Konferenca e 11-të dyditore `Mediat në Evropën Juglindore`, e organizuar nga OSBE-ja, me temën “Forcimi i gazetarisë si një e mirë publike”, ku po marrin pjesë qindra gazetarë.

Për gazetarinë si e mirë publike kanë folur ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferid Hoxha, udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu. Ky i fundit theksoi se  liria e medias është e domosdoshme për demokracinë. “Gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.

RTK-në në këtë konferencë po e përfaqëson u.d. drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla.

Gjatë punimeve të kësaj konference do të diskutohet për edukimin mediatik, ndryshimin teknologjik, Inteligjencën Artificiale, etikën dhe sigurinë e gazetarëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram