Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeBotëMaqedoni, studentët marshojnë për provimin e jurisprudencës në gjuhë shqipe

Maqedoni, studentët marshojnë për provimin e jurisprudencës në gjuhë shqipe

Ka përfunduar e qetë protesta në Shkup. Janë arrestuar disa qytetarë pas një incidenti të vogël që ndodhi para Ministrisë së Drejtësisë, në momentin kur protestuesit po arrinin pranë këtij institucioni.

(E plotësuar) Studentët kanë filluar marshimin për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata, me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe pankarta, kanë arritur para Ministrisë së Drejtësisë.

No description available.Mijëra qytetarë janë mbledhur në hyrje të Urës së Gurit

Mijëra qytetarë janë mbledhur në hyrje të Urës së Gurrit, ku shumica prej tyre janë studentë dhe staf akademik. Protestuesit do të marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ku pritet të parashtrohen kërkesat e studentëve që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Kësaj proteste u janë bashkuar edhe studentë të ardhur nga Kosova dhe Shqipëria. Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, ndërsa organizatorët thonë se synojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Studentët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kërkesave të tyre.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe Drejtoria e Doganave kanë bërë të ditur për RTK-në se nuk ka pasur asnjë problem teknik në pikën kufitare Bllacë. Sipas tyre, nuk është regjistruar as ndalim dhe as vonesa në qarkullimin e qytetarëve.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e studentëve, pas asaj që u organizua më 6 prill të këtij viti. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram