Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëQark i (pa) mbyllur burgjesh shfaqje në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Qark i (pa) mbyllur burgjesh shfaqje në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Më 19 dhe 20 maj 2026, në orën 20:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit” do të shfaqet performanca “Qark i (pa) mbyllur burgjesh”, e bazuar në rrëfimet e Enver Dugollit nga libri me të njëjtin titull.

Shfaqja vjen në shenjë të përvjetorit të Masakrës së Dubravës dhe trajton përjetimet e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përfshirë dhunën sistematike dhe izolimin e tyre.

Përmes një qasjeje teatrore dokumentare, ajo ndërthur dëshminë, kujtesën dhe interpretimin artistik, duke trajtuar traumën dhe rezistencën si pjesë të rrëfimit skenik.

Në shfaqje interpretojnë Afrim Muçaj dhe Artan Geca, me regji nga Yll Berisha. Dramatizimin e ka bërë Alban Beqiraj, skenografinë Mentor Berisha, kostumografinë Fjolla Mani, ndërsa dizajnin e ndriçimit Skender Latifi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0wWXckrEmCDhL9ZAYc8pSL2fjLCkwH52hA5eMaa7Go5MofHTj3cV7iGATLVAeMkCKl%26id%3D100064605886094&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram