Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëSulmohet inspektori komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Sulmohet inspektori komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Një inspektor komunal është sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prishtinë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 17 maj 2026, rreth orës 15:50, ku viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se ishte kanosur dhe sulmuar nga një person i dyshuar, pronar i një lokali, si dhe nga disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram