KRU “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në disa lokacione të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, punime do të realizohen në rrugët:
“Rrahim Kosova”, “Bedri Gjini”, “Besëlidhja”, “B”, “Ismet Krasniqi”, “Hys Popova” dhe “Adriana Krasniqi”.
Kompania ka bërë të ditur se intervenimet janë pjesë e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.

