Hezbollahu publikoi një video të sistemit izraelit “Kupola e Hekurt” që goditet nga një dron FPV në Libanin jugor, duke konfirmuar edhe një herë cenueshmërinë e forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Ushtria izraelite pëson humbje të përditshme në përleshjet me Hezbollahun në jug të Libanit, me humbjet më të rënda të forcave izraelite që vijnë nga sulmet me dronë FPV që Hezbollahu përdor çdo ditë.
Në një video të publikuar së fundmi, një dron FPV i forcave të Hezbollahut goditi lëshuesin e sistemit mbrojtës antiraketë izraelit “Kupola e Hekurt”.
Në video, droni i Hezbollahut godet drejtpërdrejti lançuesin e raketave Kupola e Hekurt.
Ky sulm tregon më së miri suksesin e taktikës së Hezbollahut për të synuar dhe shkatërruar sistemet më të shtrenjta dhe të sofistikuara të mbrojtjes kundër raketave të Izraelit me dronë të lirë FPV të kontrolluar nga kabllo me fibra optike.

