Ambasada e Francës në Kosovë e ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për suksesin e filmit “DUA”, i cili fitoi çmim në Festivalin e Kanës.
“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste dhe Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës“, thuhet në urimin e Ambasadës.
Ky vlerësohet si “sukses i madh për kinematografinë kosovare.
“Urime gjithë ekipit të këtij koproduksioni kosovar, zviceran dhe francez. Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!“, thuhet në urim.

