Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëRama: Projekti për ishullin urban po bllokohet qëllimisht

Rama: Projekti për ishullin urban po bllokohet qëllimisht

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka deklaruar se projekti për ishullin urban, që sipas tij lidh 30 mijë banorë me qendrën e qytetit, po bllokohet qëllimisht.

“Ishulli urban që lidh 30,000 banorë me qendrën po BLLOKOHET. Një platformë që jo vetëm lidh dy pjesë të qytetit, por shërben edhe për siguri, po bllokohet prapë qëllimisht”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se Komuna e ka ndarë buxhetin, e ka realizuar projektin dhe kanë nisur punimet, por sipas tij, ato janë ndalur.

“Ne si Kryeqytet e kemi nda BUXHETIN, e kemi realizu PROJEKTIN dhe kanë fillu PUNIMET, ndërsa këta dalin dhe i ndalin punimet. I ndalojnë punimet e Komunës, ndërsa biznesit privat i jepet leja. Ky seleksionim kallxon sa hipokritë janë”, ka deklaruar ai.

Rama ka shtuar se “i bllokojnë 500,000 banorë për interesa politike” dhe ka akuzuar se “bëjnë politikë me nevojat bazike të qytetarëve”.

“Prishtina nuk ka me mbet peng i bllokadave të kësaj qeverie. Nuk lejoj që qytetarët e Prishtinës me u blloku prej njerëzve të paaftë dhe dashakqij”, ka thënë ai.

Në fund, Rama ka ftuar Prokurorinë që “menjëherë me u marrë me këtë çështje”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid025LjbagjqeAcHkLPoZZ2tJ73aqQUpk7RMmnh5NAQdqcXAtUp7m8rvvM9SWZmPv3oel&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram