Në rrjetet sociale është publikuar një video nga koncerti i Ricky Martin, i cili u mbajt mbreme në Podgoricë, ku shihen njerëz duke ikur masivisht nga zona ku po mbahet performanca e yllit botëror.
Siç shkruan Vijesti, gjatë koncertit të mbrëmjes së sotme u hodh gaz lotsjellës, shfaqja u ndërpre për pak kohë.
Një video u publikua në rrjetet sociale, ku shihej turma duke ikur me vrap nga skena.
Koncerti i yllit botëror Ricky Martin u mbajt në Podgoricë me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

