Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një person me urdhërarrest aktiv, i konfiskohet një armë zjarri

Arrestohet një person me urdhërarrest aktiv, i konfiskohet një armë zjarri

Patrulla e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Opel Meriva me targa vendore.

Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit. 

Me vendim të prokurorit të shtetit, inciohet rast për armëmbatje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram