Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 23 maj.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë:
Nafta (dizel): 1.63 euro për litër
Benzina: 1.55 euro për litër
Gasi: 0.75 euro për litër
MINTI bëri të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

