Qytetarët e Prishtinës po përballen me një situatë sa të rëndë aq edhe të iritueshme në momentet e tyre më të vështira familjare. Ndërmarrja komunale e pastrimit “GJELBËR”, nënn hije të vendimeve të Komunës së Prishtinës, po akuzohet për menaxhim të keq dhe vendosje të tarifave të dyshimta, të cilat nga qytetarët po cilësohen si “zhvatje” dhe “hajni ndaj të vdekurve”.
Premtimet e papërmbushura të Komunës
Kostoja minimale e një varrimi në hapësirat që menaxhohen nga kjo kompani arrin vlerën prej 300 eurosh. Megjithëse Komuna e Prishtinës është zotuar publikisht për t’i kompensuar këto shpenzime, realiteti në terren flet ndryshe:Së paku qindra raste janë aktualisht në pritje të kompensimit.Barra fin anciare mbetet tërësisht mbi supet e familjarëve në ditët e tyre të zilisë.
Tarifat e dyfishta dhe “gjoba” për gurët e kujtimit
Përveç kostos fillestare, kompania “GJELBËR” aplikon një tarifë prej 60 eurosh vetëm për të lejuar varrosjen në varrezat e kryeqytetit. Mirëpo, ajo që ka nxitur reagimin më të ashpër të qytetarëve është fatura e dytë.
Nëse një familje vendos të rregullojë varrin duke vendosur vetëm dy gurë të thjeshtë me mbishkrim (emër dhe mbiemër), ndërmarrja i detyron ata të paguajnë edhe 60 euro të tjera, duke e faturuar këtë shërbim në emër të “ngritjes së përmendores”.

Tarifat e dyfishta dhe “gjoba” për gurët e kujtimit
Një rast i tillë është denoncuar së fundmi në redaksinë e gazetës online Kosova Time nga qytetari me inicialet S.L. Ai ka treguar se si familja e tij ka paguar rreth 400 euro për shërbimet e varrimit të të afërmit të tyre, pa marrë asnjë cent kompensim nga komuna. Për më tepër, ata u gjobitën edhe me 60 euro shtesë vetëm për shenjimin më bazik të varrit.”Kjo është një formë e pastër detyrimi dhe zhvatjeje që po na imponohet me bekimin e komunës,” ka thënë qytetari i revoltuar, duke ofruar të gjitha dëshmitë dhe faturat e pagesave.
Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën e ndërmarrjeve publike në Prishtinë dhe tregon nevojën emergjente për llogaridhënie nga ana e autoriteteve komunale, të cilat po lejojnë që dhimbja e qytetarëve të kthehet në biznes./S.A

