Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), duke nderuar ushtarët amerikanë që kanë rënë në shërbim të lirisë.
Ai ka theksuar mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura me këtë histori të përbashkët.
“Në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), nderojmë burrat dhe gratë e guximshme amerikane të forcave të armatosura që dhanë jetën në shërbim të lirisë. Kosova e kujton me mirënjohje të thellë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria dhe pavarësia jonë do të jenë gjithmonë të lidhura me këtë histori të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

